Telegrafi

Dardanet U19 mposhtin thellë edhe Luksemburgun

Përfaqësuesja e Kosovës U19 për vajza ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Luksemburg në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Gjibraltarit, ekipi U19 i vajzave ka marrë edhe fitoren e radhës.

Kësaj radhe, Dardanet e kanë mposhtur Luksemburgun me rezultat 4-0 në kuadër të Grupit 3.

Golat për vajzat tona u shënuan nga Rreze Gashi (40’), Sahare Berisha (49’), Alba Shabani (54’) dhe një autogol në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, ekipi jonë i prinë tabelës me 6 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit luan ndaj Izraelit më 8 prill. /Telegrafi/