Site icon Telegrafi

Dardanët me reagim pasi FSHF organizon Evropianin e grupmoshave U21 me Serbinë: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar organizmin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Sigurisht që ky do të ishte një lajm i madh sikur FSHF ta fitonte vet këtë organizim, megjithatë ata kanë bashkëpunuar me shtetin gjenocidial Serbinë dhe së bashku do të jenë dy shtete organizatore.

Reagime të mëdha ka pasur nga të gjitha anët pasi duket një vendim i papranueshëm që Shqipëria të organizojë një Evropian me Serbinë.

Lexo po ashtu Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare  

Pas tifo grupit të Shqipërisë ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka ardhur edhe reagimi nga tifo grupi i Kosovës, ‘Dardanët’.

Në një reagim të gjatë aty thuhet se dikush ka ka shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Dardanët (Pa ndërhyrje):

Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone! /Telegrafi/

Exit mobile version