Trepça ’89 sonte kundër Vikingurit pritet të ketë përkrahje edhe të tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, ‘Dardanëve’.
Kryetari i tyre, Lulëzim Berisha ka deklaruar për “Zërin” se “Dardanët” do ta përkrahin çdo klub kosovar në arenën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe FC Prishtinën.
Trepça ’89 luan sot, ndërsa po në Mitrovicë të enjten do ta zhvillojë ndeshjen kthyese edhe Prishtina kundër Norrkopingut.
Trepçën ’89 pritet të përkrahet fuqishëm nga qytetarët mitrovicas dhe më gjerë, kundër Vikingurit në Ligën e Kampionëve.
Sipas klubit mitrovicas është shitur një numër i konsiderueshëm biletash.