Telegrafi

Dardanet kërkojnë fitore ndaj Bullgarisë

(Foto: ffk-kosova.com)

Pas dy fitoreve kundër Estonisë (2-1) dhe Hong Kongut (7-0), Kosova kërkon edhe fitoren e tretë kundër Bullgarisë në kuadër të turneut të turneut miqësor, “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Vajzat e Kosovës A do të takohen nesër (e martë) me Bullgarinë në orën 11:00 sipas kohës lokale, (përkatësisht në orën 9:00 sipas kohës së Kosovës), në Kompleksin sportiv “Gold City”.

Ato janë shprehur të gatshme për fitore në këtë përballje, derisa përzgjedhësja Anneli Anderson duket se për këtë takim është e përgatitur dhe ka njohuri për cilësinë e Bullgarisë , prandaj në ndeshjen kundër Hong Kongut i pushuar gati krejt përbërjen e parë në mënyrë që të jenë të gatshme për një tjetër triumf.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Bullgarisë u provuan shumë skema taktiko-teknike dhe gjithçka që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.

Atmosfera në mesin e Dardaneve është e shkëlqyer.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)