Telegrafi

Dante dy asistime të mrekullueshme në stilin e Andrea Pirlos (Video)

Nice ka arritur një fitore tejet të vlefshme në javën e 16-të në Ligue 1.

Skuadra e Luciane Favre ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Toulousen duke u rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Ajo që e ka bë të veçantë këtë fitore të Nices padyshim që ishin dy asistimet nga mbrojtësi brazilian Dante.

Ish-anëtari i Bayernit ka bërë dy super asiste në pjesën e parë për Plean fillimisht dhe pastaj për Belhandan që shënuan pa problem.

Asistimet nga Dante ishin të gjata në stilin e Andrea Pirlos dhe braziliani për to është vlerësuar lartë.

Nice aktualisht ndodhet në krye të Ligue 1, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të përballët me kampionin në fuqi PSG-në. /Telegrafi/