Site icon Telegrafi

Danjuma refuzoi të dërgonte kontratën e nënshkruar me Evertonin në federatën angleze – pas ndërhyrjes së Tottenhamit

Arnaut Danjuma po përgatitej për jetën në Merseyside, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje huazimi me Evertonin deri në fund të sezonit 2022/23 nga skuadra spanjolle Villarreal.

Anësori nigerian kishte kryer testet e nevojshme mjekësore në klubin anglez gjatë fundjavës, kishte përfunduar deklaratat që do të njoftonte ardhjen e tij në klub, si fotot dhe videot, madje kishte firmosur edhe kontratën.

Ai madje u tha gazetarëve: “Unë do të bëj absolutisht gjithçka që mundem për ta mbajtur Evertonin në këtë ligë”.

Lexo po ashtu Tottenham bëri transferimin më të ‘çmendur’ këtë dimër, Spurs rrëmbyen Dannjuman nga Everton para se të nënshkruanin kontratën

Evertoni më pas shkarkoi trajnerin Frank Lampard, megjithatë, Danjuma refuzoi dërgimin e kontratës së tij të regjistrimit në federatën angleze për të konfirmuar nënshkrimin me klubin, sipas Fabrizio Romanos. Pasi mësoi për interesimin e Tottenhamit më vonë të martën mbrëma, anësori nigerian thjesht refuzoi të dërgonte kontratën, në vend të kësaj u nisë me makinë për në Londër.

Të mërkurën në mëngjes, 25-vjeçari më pas nënshkroi për Spurs, duke e lënë Evertonin të acaruar se si arriti t’i mashtronte dhe për më shumë i gjithë skenari rrodhi në media.

Evertoni nuk kishte përfshirë një klauzolë të detyrueshme për një marrëveshje të përhershme në kontratën e huazimit të ofruar për Danjuman dhe Villarrealin, Spurs thuhet se e kanë bërë dhe me këtë e bindën lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version