Telegrafi

Danimarka me rekord të qind për qind siguron kualifikimin në “Katar 2022”

Danimarka është kualifikuar zyrtarisht në Kupën e Botës “Katar 2022” pasi mposhti Austrinë 1-0 të martën mbrëma.

Joakim Maehle shënoi golin vendimtar pasi skuadra e Kasper Hjulmand ruajti rekordin e tyre perfekt në kualifikime, duke u siguruar që ata do të përfundojnë të parët në Grupin F.

Danezët janë shtatë pikë larg Skocisë së vendit të dytë pas tetë ndeshjesh, me dy të mbetura për të luajtur deri në fund.

Me këtë fitore, “Vikingët” sigurojnë kualifikimin për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sigurimi i kualifikimit vjen nga një rekord absolut i danezëve me tetë fitore nga tetë ndeshje të zhvilluara në grup.

Jo vetëm që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre deri më tani, por ata as nuk kanë pranuar asnjë gol.

Danimarka ka shënuar mesatarisht mbi tre gola për ndeshje, duke shënuar 27 herë dhe mos pranuar asnjë gol.

Skandinavët bëhen vetëm kombëtarja e tretë që e siguron kualifikimin, pas Gjermanisë dhe nikoqirëve të Katarit. /Telegrafi/