Askush nuk ka nevojë të kujtojë se futbolli nuk është i njëjtë pa tifozët tani, por në Danimarkë nuk është njësoj as me tifozë, pasi ata janë të gjithë duke mbajtur distancën sociale në shkallët e stadiumit.
Debati i madh në Angli është nëse duhet të shikojmë Ligën Premier, e cila u kthye të mërkurën e kaluar, me një zhurmë të rreme të tifozëve.
Por, tifozët e Superligës Daneze nuk e kanë atë çështje dhe nuk do të lodhen rreth kësaj teme.
Kjo sepse ata mund t’i dëgjojnë tifozët normalisht në shkallët e stadiumit, edhe pse shumë më pak prej tyre.
My cousin lives in Denmark and he’s at the footie today. Socially distanced crowd… pic.twitter.com/BmIfxJg01N
— Gareth Roberts (@robbohuyton) June 20, 2020
E gjithë kjo pasi tifozët janë lejuar përsëri në ndeshjet në Danimarkë, por duhet të qëndrojnë së paku nga 1 metër larg njëri-tjetrit.
Tifozët në shkallët e stadiumit dhe me rregulla të vendosur u panë gjatë ndeshjes Horsens-Randers FC që përfundoi 0-0. /Telegrafi/