Ndeshja mes Danimarkës dhe Belgjikës po del të jetë interesante, ndërsa 45 minutat e para janë mbyllur me epërsinë e danezëve (1-0).
Goli erdhi që në minutën e dytë të ndeshjes, ku Yussuf Poulsen që gjeti rrjetën pas një gabimi në mbrojtjen belge, gjë që u shfrytëzua mirë nga vendasit.
Ky ishte goli i parë i danezëve në Kampionatin Evropian, pasi ndeshjen e parë humbën 1-0 nga Finlanda.
https://twitter.com/br_goal/status/1405557249460817920
Në minutën e 10-të, lojtarët e të dyja skuadrave, nderuan Christian Eriksenin.
Topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.
❤️ "All of Denmark is with you, Christian."#EURO2020 https://t.co/zp0PcsgPBm pic.twitter.com/vz5Q9VXfVU
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2021
Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.
Edhe rasti i dytë i mirë i takoi danezëve, kur në minutën e 35-të, Mikkel Damsgaard gjuajti dy herë, por nuk ishte i saktë.
🇩🇰 Poulsen's quickfire goal has Denmark ahead at the break! 💨
Second-half predictions?#EURO2020
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2021
Në fund Belgjika tentoi të ringjallej, por nuk arriti të shënojë. /Telegrafi/