Kombëtarja e Danimarkës e ka mbyllur me epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Uellsit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Euro 2020.
‘Vikingët’ janë treguar më konkret në ndeshjen ndaj britanikëve duke arritur të bëjnë një hap të madh në pjesën e parë drejt kualifikimit në çerekfinale.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por ishin vetëm danezët ata që gjeten rrjetën.
Ishte sulmuesi shtatlartë Kasper Dolberg, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 27-të për 0-1.
https://twitter.com/Soccer_Matrix/status/1408824552931610629
Danezët ishin më të mirë edhe në posedimin e topit, pasi e menaxhuan në 59 për qind të rasteve, për dallim nga 41 për qind e uellsianëve.
Në anën tjetër, Uellsi ishte ekip më agresiv dhe mbylli ndeshjen me dy kartonë të verdhë me Joe Rodon (26’) dhe Kieffer Moore (40’).
Wales send their best wishes to Christian Eriksen ❤️#EURO2020 pic.twitter.com/xWE6YsjO28
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 26, 2021
Edhe në kompletimin e pasimeve dhe rastet e krijuara, Danimarka ishte më e mirë se Uellsi.
Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë:
/Telegrafi/