Danimarka dhe Australia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe me ritëm të lartë, por që nuk solli fitues (1-1).
Skandinavët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e shtatë.
Goli i shënuar nga danezët ishte mjaftë i bukur dhe i organizuar në mënyrë perfekte.
Jorgensen pranoi një top në zonë dhe pa shikuar e pason prapa për Christian Eriksen i cili me një gjuajtje me të parën shënon për 1-0.
Në minutën e 24-të Danimarka kishte përsëri rast të mirë.
Henrik Dalsgaard harkon bukur në zonë për Nicolai Jorgensen, por gjuajtja e tij me kokë shkon afër shtyllës.
Minuta e 36-të futi në përdorim VAR-in. Gjyqtari i Antonio Mateu Lahoz, pasi shikoi incizimet vendosi për penallti në të mirë të Australisë, pasi dukshëm me dorë kishte luajtur Yussuf Poulsen.
Mile Jedinak e mori përgjegjësin dhe gjuajti bukur duke e mposhtur Kasper Schmeichelin.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë i takoi në tërësi Australisë.
‘Kangurët’ rrezikuan në Aaron Mooy në minutën e 71-të, por që pa sukses.
Daniel Arzani ishte enigmë e pazgjidhur për danezët. Lojtari këmbëshpejtë rrezikoi disa herë portë, por Schmeichel nuk pranoi gol.
Më këtë rezultat Danimarka ka gjashtë pikë, ndërsa Australia ka katër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SP4-cAvVT1g&feature=youtu.be&t=1