Telegrafi

Daniele Verde shënoi njërin nga golat më të bukur të sezonit kundër Lazios

Daniele Verde prodhoi një moment magjie ndërsa shënoi një gol të përsosur në stilin ‘biçikletë’ kundër Lazios të shtunën pasdite në ndeshjen e Serie A.

Lazio ka fituar me vështirësi në shtëpi ndaj Spezias me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Golat në këtë takim u shënuan nga Manuel Lazzarri (56’) dhe Felipe Caicedo (88’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Verde (73’).

Megjithatë, goli i barazimit i shënuar nga Verde ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e mediave, pasi ishte i rrallë dhe i bukur njëkohësisht.

Anësori i Spezias në mënyrë akrobatike barazoi rezultatin në një mënyrë mahnitëse me një gol të shënuar me stilin ‘biçikletë’.

Goli i tij ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave sociale, ku përdoruesit ndihen të befasuar me golin, të cilin po e cilësojnë si njërin nga më të mirët e vitit. /Telegrafi/