Dani Alves është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës, pas ndeshjeve të jashtëzakonshme që zhvilloi në këtë edicion.
Mbrojtësi 36-vjeçar ishte vendimtar për Brazilin në të gjithë rrugëtimin që bënë në garën më të madhe në Amerikën Latine.
Selecao e fituan Kupën e Amerikës, pasi në finale mposhtën Perunë (3-1), derisa Alves është shpallur lojtari më i mirë.
Não se trata de marcar mais gols, às vezes você tem que empurrar um país inteiro para a vitória e é isso que @DaniAlvesD2 fez, tornando-se o melhor jogador da @CONMEBOL #CopaAmerica. 😎 pic.twitter.com/3ownxFJjaj
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) July 7, 2019
“Nuk është gjithmonë se kush shënon gola më shumë, nganjëherë duhet ta shtyni përpara të gjithë vendin, këtë e bërë ti Dani Alves, për t’u bërë lojtari më i mirë në CONMEBOL”, thuhet në postimin e Kupës së Amerikës në Twitter.
Por, në këtë edicion të kësaj gare edhe Alisson Becker ishte në një nivel tejet të lartë, për ta fituar kështu çmimin e portierit më të mirë.
Nga ana tjetër, Everton Soares është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës me tre gola të shënuar, po aq sa kishte edhe Paolo Guerrero i Perusë, mirëpo një e kishte shënuar nga penalltia. /Telegrafi/
O único que parou mais de 5 gritos de gol, merece ser reconhecido em todo o continente: @Alissonbecker 🧤 🇧🇷 pic.twitter.com/f8qFztzHAR
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) July 7, 2019
#Everton vence o torneio mais antigo do mundo e leva o prêmio de artilheiro da @CONMEBOL #CopaAmerica pic.twitter.com/8ECJQEZMca
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) July 7, 2019