Mbrojtësi brazilian ka vendosur të transferohet te Paris Saint-Germain.
Ndonëse ishte pranë kalimit te Manchester City në Premier Ligë, Dani Alves mori një vendim të papritur për t’iu bashkuar PSG-së.
Si duket mbrojtësin brazilian e kanë tërhequr milionat që do të përfitojë me kontratën e re dy-vjeçare te klubi francez.
Alves do të paguhet 258 mijë euro në javë, apo 13.5 milionë euro në vit, që është dyfishi i pagës të cilin i kishte ofruar Pep Guardiola, për t’iu bashkuar atij tek City. Në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohet kalimi i 34-vjeçarit në Parc des Princes. /KP/Telegrafi/