Site icon Telegrafi

Dani Alves mund ta humb botërorin Rusia 2018

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 14: Dani Alves of Brazil in action during the international friendly match between England and Brazil at Wembley Stadium on November 14, 2017 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Triumfi në finalen e Kupës kundër Les Herbiers (0-2) mund të ketë pasoja dramatike për Dani Alvesin.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit ka dëmtuar këmbën e djathtë dhe mund të humbasë Kupën e Botës 2018.

Sipas raporteve që i ka dërguar klubi parisien drejt mjekut të Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF), Rodrigo Lasmar nuk janë shumë premtuese.

Me sa duket, braziliani ka dëmtuar rëndë ligamentet e kyçit të këmbës, gjë që hedh dyshime serioze nëse do të paraqitet në botërorin Rusia 2018.

Të mërkurën (9 maj), ish-futbollisti i Sevillas, Barcelonës dhe Juventusit do t’i nënshtrohet testeve të reja që do të përcaktojnë më saktësisht masën e dëmtimit.

Theksojmë se Alves ka luajtur në 17 nga 18 ndeshjet kualifikuese të brazilianëve për Kupën Botërore të 2018.

Ndërkohë, në rast të mos shërimit, Fagner (Corinthians) dhe Danilo (Manchester City) mund ta zëvendësojnë futbollistin e kampionit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version