Telegrafi

Dani Alves konfirmon largimin nga PSG

Dani Alves (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves nuk do të jetë më pjesë e klubit francez, Paris Saint-Germain.

Alves ka njoftuar largimin e tij nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh me gjigantët e Ligue 1 .

Ish- mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit zbuloi lajmin në një postim në Instagram, në të cilin ai shpjegoi se po mbyll një tjetër kapitull të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Dani Alves godet Juventusin: U mashtrova, nuk mora atë që më premtuan

“Sot po mbyll një cikël tjetër në jetën time, një cikël fitoresh, mësimesh dhe përvojash”.

“Do të doja të falënderoja familjen e PSG-së për mundësinë që së bashku të ndërtonim një faqe në historinë e këtij klubi”.

“Do të doja të falënderoj të gjithë stafin për dashurinë, respektin dhe pjesëmarrjen e tyre që nga dita e parë … ta bëni këtë klub pak më të veçantë”, ka shkruar ndër tjerash Alves në postimin e tij të gjatë në rrjetin social.

Ndryshe, braziliani ka fituar katër trofe gjatë kohës së tij në Parc des Princes, duke përfshirë dy tituj të Ligue 1 radhazi. /Telegrafi/