Site icon Telegrafi

Dani Alves kërkon falje për komentet e bëra për vdekjen e Astorit

Dani Alves ka kërkuar falje “nëse dikush është fyer” nga komentet e tij në lidhje me vdekjen e Davide Astorit, duke thënë se shpesh duhet të jeni hipokrit për t’u çmuar nga njerëzit.

Paris Saint-Germain shprehu keqardhje për familjen e mbrojtësit të Fiorentinas pas vdekjes së tij të papritur të dielën.

Lexo po ashtu Dani Alves: Mijëra fëmijë vdesin çdo ditë dhe nuk marrin aq vëmendje sa Astori  

Por, braziliani gjithashtu deklaroi se në këtë botë mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për arsye të ndryshme duke mos iu kushtuar shumë vëmendje sikurse Astorit.

Alvesi është kritikuar shumë pas komenteve të bëra

Kjo deklaratë është parë si e papërgjegjshme dhe pa ndjenja nga disa, me Mario Balotellin që ka rënë dakord me ndjenjën e brazilianit, por duke shtuar se nuk mund t’i bëni këto komente kur përballen me vdekjen e dikujt”.

Lexo po ashtu Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Sot (e enjte) Dani Alves i është përgjigjur komenteve të Super Mario, duke ofruar një falje të pjesshme për fjalët e tij.

“Nëse kjo është ajo që Balotellinho ka thënë, unë nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”.

https://twitter.com/DaniAlvesD2/status/971709743889879041

“Ne jetojmë në një botë ku shpesh duhet të jeni hipokritik që të vlerësoheni nga njerëzit”.

“Sidoqoftë, nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje”, ka shkruan Dani Alves në llogarinë e tij të Twitter./Telegrafi/

Exit mobile version