Telegrafi

Dani Alves me fanellën me numrin 10 në shpin – po luan mesfushor dhe po shënon gola të bukur në Brazil

Nëse lojtarët do të gjykoheshin vetëm mbi trofetë e fituar, Dani Alves do të vlerësohej si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Mbrojtësi brazilian i ka fituar 43-të trofe në karrierën e tij, i fundit në finalen e kupës së Amerikës ndaj Perusë.

Alves vendosi të përfundojë aventurën e tij jashtëzakonisht të suksesshme 17-vjeçare në Evropë, duk u larguar nga Paris Saint-Germain.

Ish superylli i Barçës u kthye në vendlindjen e tij në Brazil, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Sao Paulo – klub që ai e nisi karrierën si fëmijë.

36-vjeçarit iu dha fanella me nr 10, por nuk e kishte parashikuar askush që ai do të ndërronte rol në fushë.

Alves u vendos në pozitën e nr. 10 nga trajneri i tij i ri Cuca, menjëherë pas sulmuesit Raniel – dhe kjo doli të jetë e drejtë, pasi këtë mundësi e shfrytëzoi me të dy duart.

Alves luajti 90 minuta të plota dhe ndihmoi Sao Paulo të sigurojë të tre pikët kundër Ceara, duke e shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Ai goditi bukur një top në zonë duke mposhtur portierin e Ceara, Diogo Silva.

Mbrojtësi i djathtë legjendar po e shijon pozitën e re duke luajtur në një rol kaq të avancuar në fushë.

Pritet të shihet se sa gola të tjerë do të na dhurojë ylli i futbollit. /Telegrafi/