Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka akuzuar rëndë Neymarin për situatën e fundit te PSG.
Neymar dhe shoku i tij i skuadrës te PSG, Edinson Cavani, kanë qenë pjesë e një pamje jo të mirë, kur u fjalosën për një goditje dënimi dhe një penallti.
“[Cavani] meriton respekt” ka thënë Forlan për Radio Sport 890.
“Ai ka shënuar gola për vite dhe t’ia marrësh penalltitë. Aty nuk ka respekt”
“Neymar nuk do t’ia kishte bërë kurrë këtë Messit. Ai nuk dëshiron që Cavani t’i gjuaj penalltitë. Ai është një fëmijë i vogël që do gjithçka për vete”
“Është problem mes Neymarit dhe Cavanii, probleme që ndodhin në çdo skuadër”.
“Ajo se çfarë nuk ka kuptim është ajo që bëri Alves, pasi nuk ia dha topin Cavanit, por Neymarit, sikurse të ishte lavirja e tij”, ka thënë Forlan.
Tashmë te PSG kanë vendosur që penalltitë t’i gjuajë Cavani. /Telegrafi/