Brazilia nuk ka mundur të dal me tri pikë nga ndeshja me Paraguain për kualifikimet Rusi 2018.
Brazilianët barazuan 2-2 dhe atë në kohën shtesë.
Dario Lezcano kaloi në epërsi Paraguain në pjesën e parë, ku gola tjerë nuk pati.
Në pjesën e dytë Paraguai shënoi edhe një herë me Edgar Benitez në minutën e49-të.
Brazili u kthye në lojë me golin e veteranit Ricardo Oliveira që shënoi për 2-1 në minutën e 79-të.
Për ta barazuar shifrat u përkujdes Dani Alves që mori një pasim të bukur në zonë dhe kaloi një mbrojtës për të tundur rrjetën.
Brazili pas këtij barazimi ka tubuar 9 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YousY1RPVGk