Dani Alves ka shënuar golin e parë me skuadrën e tij të re, Paris Saint-Germain.
PSG dhe Monaco janë duke luajtur mes vete në finalen e madhe të Superkupës së Francës.
Pas golit epërsisë së Monacos nga Djibril Sidibe në pjesën e parë, nuk ka vonuar shumë në pjesën e dytë dhe ka ardhur goli i barazimit.
Është mbrojtësi brazilian, Dani Alves, i cili ka shënuar për 1-1 në minutën e 51, gol ky që erdhi në debutimin e tij me gjigantin francez. /Telegrafi/