Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është bërë futbollisti që ka fituar më së shumti trofe në karrierën futbollistike.
Braziliani që nga vera është pjesë e Paris Saint-Germainit dhe me kalimin e tij në Ligue 1 ka fituar menjëherë dy trofe.
I fundit për Alves ishte ai i mbrëmjes së të shtunës, ku PSG fitoi Kupën e Ligës, pasi e mposhti në finale Monacon me rezultat 3-0.
Trofeu i Kupës së Ligës në Francë e ka bërë Alvesin lojtari më të trofeshëm në botë, pasi ishte trofeu i 36-të personal.
Mbrojtësi fenomenal i krahut të djathtë ka parakaluar në këtë rekord legjendën e Liverpoolit, King Kenny Dalglish dhe atë të Manchester Unitedit, Ryan Giggs, të cilët kanë nga 35 trofe të fituar.
Alves gjatë karierës së tij ka fituar plot 23 trofe me Barcelonën, pesë me Sevillën, dy me PSG-në, dy me Juventusit dhe katër me ekipin kombëtar të Brazilit.
Mbrojtësi ka fituar gjashtë herë La Ligan, pesë herë Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit, katër herë Superkupën e Evropës, tri herë Ligën e Kampionëve dhe një Kupën e Botës e Botës për klube.
Braziliani gjithashtu ka fituar edhe dy herë Ligën e Evropës dhe një Kupë të Konfederatave.
Pas Alvesit dhe dy legjendave të skuadrave angleze vijnë edhe Maxwell (35), Vitor Baia (33), Zlatan Ibrahimovic (32), Andres Iniesta dhe Leo Mesi kanë nga 30, Pele 29, Xavi 28. /Telegrafi/