Telegrafi

Danezët të pafat, Kjaer shënon në portën e tij

Anglia ka barazuar rezultatin ndaj Danimarkës (1-1), në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që provuan të gjejnë hapësira në mbrojtjet kundërshtare.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të të takimit, kur i riu Mikkel Damsgaard shënoi nga goditja e dënimit mbi 25 metra.

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1412857520583069697

Ky ishte goli i parë nga gjuajtja e lirën në këtë Euro 2020.

Por Anglia nuk u dorëzua dhe filloi të rrezikojë më shumë.

Kjo iu shpërblye në minutën e 39-të, kur pasimin e Bukayo Saka e ktheu në portën e tij Simon Kjaer, në tentim për ta larguar topin (1-1).

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1412859161260564480

Një ndeshje shumë e bukur deri më tani nga të dy skuadrat./Telegrafi/