Nga vendet e dala nga ish-Jugosllavia, prijnë qytetarët e Kosovës, në vendin e 54-të, për t’u pasuar nga sllovenët, kroatët, malazezët, boshnjakët, serbët dhe maqedonasit.
Më të palumturit janë banorët e Togos, në perëndim të Afrikës.
Në bazë të hulumtimit, paratë dhe kujdesi social janë shumë të rëndësishme për qytetarët, andaj nuk është e rastësishme që vendet skandinave radhiten në krye të listës. /rel/