Danimarka tani po merr frymë më e lehtësuar, pasi ylli i saj Christian Eriksen është më mirë, ndërsa ‘Dinamiti i Kuq’ po vazhdon rrugën në Euro 2020.
Edhe pse mbetën pa lojtarin kryesor, përzgjedhësi Kasper Hjulmand kishte një ‘as’ në mëngë: Mikkel Krogh Damsgaard (viti i lindjes, 2000).
Mesfushori i Sampdoria e hapi ndeshje, në fitoren kundër Rusisë (4-1) me një gol jashtë zonës.
“Atë e quaj ‘Damsinho’. Unë e kam parë që kur erdhi në Nordsjaelland si fëmijë. Aty ku edhe debutoi…”, ka thënë trajneri Hjulmand.
Ai kishte bërë debutimin në Superligë e Danimarkës kur ishte vetëm 17 vjeç.
Tani 20 vjet dhe 11 muaj, Damsgaard ka rrëzuar rekordin që mbahej nga Flemming Povlsen (21 vjet e 6 muaj) si shënuesin më i ri Danimarkës në turnet e mëdhenj.
https://www.youtube.com/watch?v=6E2—bE7sM&ab_channel=XlCaptencadangan
Ai ka thyer edhe një rekord tjetër, pasi është lojtari më i ri që ka shënuar në këtë Kampionat Evropian dhe i pari lojtar i lindur në shekullin 21.
“Është çmenduri. Unë kurrë nuk kam ëndërruar të jem pjesë e diçkaje kaq të madhe. Është diçka e mrekullueshme”, rrëfen ‘Damsinho’, i cili ishte zëvendësues si numër ’10’ për Eriksenin.
Ai debutoi me ekipin e të mëdhenjve në fund të vitit 2020, ndërsa nga atëherë ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në pesë ndeshje.
Në orbitën e Barcelonës dhe klubeve tjera të mëdha?
Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite, që luan së bashku me të te Danimarka, ka folur fjalë të mëdha për talentin.
“Ai është vetëm 20 vjeç dhe ka bërë debutimin duke luajtur si titullar kundër një prej ekipeve më të mira në botë. Kjo thotë shumë për të dhe luajti aq mirë”, ka thënë Braithwaite pas humbjes kundër Belgjikës ( 1-2).
Barcelona, Tottenham dhe West Ham janë duke e ndjekur nga afër.
Analiza e Pablo Moreno: Ai duket si Iniesta
Spanjolli Pablo Moreno e njeh Damsgaard në mënyrë të përsosur. Deri disa ditë më parë ai ishte trajneri i portierëve për Nordsjaelland. Ai thotë se Damsgaard ngjan me Andres Iniestan, ndërsa ka shumë cilësi edhe në goditje.
“Ai është lojtari më e afërt me Iniestan që kam parë. Ai është një udhëheqës i heshtur. Në klub kemi pasur një foto të tij në klub ashtu si të Andrés, i rrethuar nga 5-6 lojtarë”.
“Ju e shihni dhe ai sulmon pa u vënë re. Ai është i përulur, nuk është një yll. Ai ka fytyrën dhe trupin e një fëmije. Tavani i tij në futboll, do të varet nga zhvillimi i tij fizik. Të shikosh se si luan është mbresëlënëse. Ai ka shumë cilësi. Ai ka një dhuratë të lindur”.
“Presion për t’ia plotësuar vendin Eriksenit? Ai luan të njëjtën gjë me Danimarkën si me miqtë e tij. Tek ne ai shënoi disa gola të ngjashëm me atë të Rusisë. Ai ka një goditje të mirë, por duhet ta shfrytëzojë atë më shumë”, përfundon Pablo Moreno. /Telegrafi/