Diogo Dalot shpreson që Cristiano Ronaldo të mbetet pjesë e Manchester United në edicionin e ri.
United është kthyer në Angli pas një turneu të suksesshëm para-sezonal që pa tre fitore dhe një barazim.
Ata e bënë atë pa legjendën e portugeze, i cili stërviti i vetëm në Lisbonë – duke përmendur çështjet familjare për të mos qenë në udhëtim.
Por, Dalot ka deklaruar: “Cristiano është i rëndësishëm për ne. Ai po kalon probleme familjare, shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull”.
Ndërsa 37-vjeçari mund të frikësohet se nuk mund të konkurrojë përsëri për çmimet kryesore në Old Trafford, mbrojtësi i djathtë mund të shohë një të ardhme të ndritur nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag .
“Ne fillojmë nga e para – trajner i ri, energji të re, lojtarë të rinj që vijnë dhe ne mezi presim të luajmë me ta”, ka potencuar 23-vjeçari.
“Ne duhet të ndërtojmë një ekip, një staf, një klub, të gjithë së bashku”.
United përfundoi turneun e tyre të shtunën mbrëma në Perth me një barazim 2-2 kundër Aston Villas pas tre fitoreve radhazi. /Telegrafi/