Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka folur pas fitores ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”.
Dallku ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj Prishtinës, ndërsa është ndalur të flas edhe për trajnerin kundërshtar.
“Rëndësi për ne kanë pikët e fituara. Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e mi në këtë ndeshje. Dukagjini po fiton si Barcelona, dhe trajnerit të Prishtinës askujt nuk i faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave”.
“Ai duhet të merret me problemet e skuadrës së tij. Tani e kuptova ku është problemi i Prishtinës, por ky klub nuk e meriton të ketë trajtim të tillë. Fitore shumë e rëndësishme, asgjë nuk ka përfunduar pasi kemi edhe katër ndeshje”.
“Ne po luajmë shumë mirë dhe po i marrim pikët e plota, por në këto ndeshjet e fundit po arrijmë t’i konkretizojmë rastet të cilat po i krijojmë. Kundërshtarit nuk i kemi lejuar hapësira”, ka thënë Dallku.
Prishtina dhe Dukagjini kanë nga 42 pikë dhe janë ende në garë për mbijetesë. /Telegrafi/