Prishtina është eliminuar prej garave kualifikuese të Ligës së Evropës.
Prishtinasit kanë pësuar humbje edhe në takimin e dytë kundër Norrkopingut, por kësaj radhe me rezultat minimal 1-0.
Por, njëri ndër futbollistët më përvojë tek Prishtina Armend Dallku e vlerëson si pozitive paraqitjen e skuadrës.
“Ne nuk kishim fat në short, pasi Norrkoping është njëra ndër ekipet më të forta të vazos. Por, megjithatë ne kemi dhënë maksimumin dhe kemi luajtur për mrekulli sidomos sot. Kaq ishin mundësitë tona, fatin do ta provojmë vitin e ardhshëm”, deklaroi Dallku.
Ndryshe, suedezët edhe në takimin e parë triumfuan me rezultat të pastër 5-0. /Telegrafi/