Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballje me skuadrën St Joseph’s në kuadër të Ligës së Evropës.
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka folur pas barazimit që kryeqytetasit e arritën përballë ekipit nga Gjibraltari, St Joseph’s.
“Jemi shumë të zhgënjyer sepse pësuam një gol që nuk duhej pësuar. Patëm shumë raste, por prapë se prapë na mungoi shënimi i golit”.
“I patëm dy-tri raste kur topi kalonte te vija e portës por nuk futej brenda. Kjo ishte e pafalshme. Shpresoj ta kemi fatin me vete në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Dallku për RTK.
Më tej Dallku ka fol edhe për duellin kthyes që pritet të zhvillohet më 2 korrik në Gjibraltar.
“Shpresoj në ndeshjen e kthimit të fitojmë dhe të kualifikohemi. Do të na mungojnë Jonuzi e Khalid edhe në ndeshjen e kthimit, por shpresojmë që Shillova të rikuperohet”.
Ndeshja e kthimit luhet në Gjibraltar më 2 korrik të martën me fillim nga ora 17:45. /Telegrafi/