Site icon Telegrafi

Dallimet themelore midis të rënit në dashuri dhe dashurisë

Pasioni dhe besnikëria
Pasioni është cilësi themelore e të rënit në dashuri. Tërhiqni njëri-tjetrin pa ndjenja intensive. Fjala është vetëm për prirje seksuale ndaj personit tjetër e cila zgjat vetëm derisa lidhja është e freskët, ndërsa shumë shpejt shuhet. Besnikëria është bazë në të cilën zhvillohet dashuria. Ajo gjatë kohës forcohet dhe bëhet më intensive.

Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur
S’ka dyshim, të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin – në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çka është mirë, e çka është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur.

Obsesioni dhe përkushtimi
Nëse nuk arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet eventuale dhe assesi nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë, gjë që kurrë nuk mund të pritet një gjë e tillë te të rënët në dashuri.

Siguria dhe pasiguria
Në dashuri ekziston siguri e madhe. Kjo është kështu, sepse çka do që të ngjajë, personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Nëse vetëm keni rënë në dashuri, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.

Tepër e bukur dhe e tmerrshme
Bukuria e dashurisë del nga fakti që ekziston pranimi i pjekur i të metave të partnerëve. E pranoni dikë ashtu siç është – kjo është diçka shumë e bukur. Nga ana tjetër, të rënët në dashuri është e tmerrshme, sepse nuk ekziston lidhshmëria dhe gjithmonë jeni të brengosur për besnikërinë e partnerit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version