OBSH ka analizuar globalizimin e shpejtë, mbrojtjen shëndetësore në vendet e ndryshme, krijimin e shprehive jetësore të pashëndetshme, urbanizimin e paplanifikuar dhe plakjen e përgjithshme të popullatës, që mund të sjellin deri te rritja drastike e sëmundjeve kronike dhe nevojave për trajtimin për një kohë të gjatë të të sëmurëve.
Të dhënat tregojnë se dallimet ndërmjet kualitetit të mbrojtjes shëndetësore tash dallojnë si në vendet e pasura po ashtu edhe në vendet e varfra. Është llogaritur se mbrojtja shëndetësore në vende të ndryshme variron nga 20 deri në 6.000 dollarë amerikanë,
Kujdesi shëndetësor ndërkohë është konsideruar shumë i dobët në Afrikë, ku brenda vitit p.sh vetëm në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, vdesin deri në 1.000 fëmijë deri në moshë pesëvjeçare.
Ekspertët e OBSH-së, pohojnë se nëse zhvillohen në mënyrë kualitative masat shëndetësore, atëherë më shumë se 70% e sëmundjeve në këto vende mund të parandalohen.