Telegrafi

Dalja e qytetarëve në Zonën zgjedhore numër 1, Makedonski Brodi lider

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut informon se deri ora 19:00, të drejtën e votës e kanë realizuar 45.74 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

E përkthyer në numra kjo përqindje është 829.927 votues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në zonën zgjedhore numër 1 ka jehonë mesatare të qytetarëve që kanë shprehur të drejtën e votës.

Numrat janë si vijon:
Komuna Saraj 44.75%
Karposh 49.18%
Qender 48.73%
Aerodrom 48.13%
Studenican 40.44%
Sopishte 53.64%
M.Brod 64.68%

Në këtë zonë zgjedhore 47.38% e qytetarëve e kanë shprehur të drejtën e tyre të votës. E përkthyer në numra, 146,496 qytetarë votuan nga gjithësejt 309,210 qytetarë. /Telegrafi/