Telegrafi

Dalin vlerësimet, Rrahmani dhe Krasniqi më të mirët e Rapidit në derbi

Dyshja shqiptare Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi po vazhdojnë të shkëlqejnë me fanellën e Rapid Bukureshtit në Rumani.

Kësaj radhe ata u bënë protagonistë kryesor në fitoren e thellë të Rapidit me rezultat 4-0 ndaj Steaua Bukureshtit, që u zhvillua në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit rumun.

Albion Rrahmani në këtë sfidë shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim, ndërsa Ermal Krasniqi shënoi një gol dhe asistoi tek një tjetër.

Sipas vlerësimeve të Sofascore, Rrahmani është shpërblyer me notën 9.0 në derbi duke u zgjedhur kështu lojtari i ndeshjes, ku përveç dy golave dhe asistimit, ai pati edhe dy pasime kyçe si dhe tetë duele të fituara.

Krasniqi në anën tjetër mori notën 8.3 falë golit të shënuar dhe asistimit që bëri, ndërkaq pati edhe dy pasime kyçe si dhe katër duele të fituara.

Rrahmani deri më tash numëron 14 gola të shënuar pas 15 ndeshjeve të luajtura ndërsa ka dhuruar edhe tri asistime.

Ermali ndërkohë ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime të tjera në 20 paraqitje këtë sezon./Telegrafi/