Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe mbrojtësi i Lille, Tiago Djalo, u përfshinë në një përplasje të nxehtë në tunelin e stadiumit, ku vazhduan grindjen e tyre e cila filloi në fushë në minutat shtesë.
PSG pësoi një humbje tronditëse 1-0 ndaj Lille në Parc des Princes të shtunën pasdite dhe tani Lille ka tri pikë më shumë në vendin e parë.
Se ndeshja ishte derbi dhe shumë e tensionuar e vërtetoi edhe një përplasje e Neymarit me Tiago Djalon, ku të dytë u ndëshkuan me të kuq në minutat shtesë.
Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi dyshja e lartpërmendur vazhdoi përplasjen e tyre edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Huge result in the Ligue 1 title race as an imperious Lille claim a 1-0 win over PSG at the Parc des Princes to go 3 points clear.
The match ended with Neymar and Tiago Djaló both being sent off for the below sequence.#PSGLOSC #Ligue1UberEats #Neymar https://t.co/oV1PyiJRcC
— Engrossed in Football (@eifmagazine) April 3, 2021
Neymar dhe Djalo u konfrontuan edhe rrugës për në tunelin e stadiumit dhe rrugën drejt zhveshtores.
Pamjet e përplasjes së dyshes tani po bëjnë xhiron në mediat sociale duke treguar se tensionet ishin shumë të larta dhe u desh të ndërhyjnë sigurimi dhe bashkëlojtarët për t’i ndarë dhe t’i ftohin gjakrat. /Telegrafi/
https://twitter.com/CompleteSports0/status/1378403722200559621
https://twitter.com/redcachenet/status/1378416519403610113