E çuditshme, por e vërtet,trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri, iu desh të kthehej me taksi nga kryeqyteti i Romës, pas humbjes 2-0.
Tekniku italian ka mbetur i vetëm në Olimpico, pasi autobusi me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit janë nisur për në Napoli pa e pritur Mazzarrin.
Arsyeja është e thjeshtë, trajneri italian është vonuar shumë në intervistat e dhëna pas ndeshjes me Romën dhe autobusi nuk e ka pritur.
— OcwSport.com (@ocwsport) December 24, 2023
Sipas La Repubblica, tekniku italian nuk u largua me autobus me ekipin dhe u detyrua të përdorte një udhëtim prej dy orësh me taksi për t’u kthyer në Napoli.
Një mbrëmje vërtetë e keqe për trajnerin e kampionëve në fuqi të Serisë A, i cili u afrua një muaj më parë nga De Laurentiis dhe në tetë ndeshje ka arritur vetëm tre fitore.
👀 MOMENTO INSÓLITO EN LA SERIE A 🇮🇹
El autobús del Napoli abandona a Walter Mazzarri en Roma y regresa … ¡En taxi!https://t.co/JryhmnyMZ6
— ClaroSports Colombia (@ClaroSportsCo) December 24, 2023
Mazzarri me valixhet e tij, priti ardhjen e një taksie që e ktheu në Napoli nga Roma plot 226 kilometra.
Dhe mbërritja ishte në agim. Ky moment epik nuk iu shpëtoi as kamerave dhe tekniku italian është bërë viral duke ecur i vetëm rrugëve. /Telegrafi/