Vëllaznimi ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e ri të Superligës.
Klubi gjakovar ka vënë në shitje abonimet vjetore për tifozët e flaktë dhe ata që duan të përcjellin ekipin në elitën e futbollit kosovar.
Abonimet vjetore janë të ndara në kategorinë standarde dhe VIP.
50 euro kushton abonimi standard vjetor për sezonin 2017/2018, kurse VIP kushton 300 euro.
Shitja e këtyre abonimeve bëhet në zyret e klubit në stadiumin e qytetit të Gjakovës. /Telegrafi/