Telegrafi

Dalin imazhet e para pas shpërthimit të madh në Kabul (Pamje të rënda)

Një nga portat e hyrjes në aeroportin e Kabulit është goditur nga një shpërthim i madh disa orë pasi agjencitë perëndimore të inteligjencës paralajmëruan për një kërcënim të afërt terrorist.

Shpërthimi, i cili u konfirmua nga sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, në Twitter duket se ka ndodhur në Portën e Abbey në aeroportin ndërkombëtar dhe u pasua nga të shtëna me armë.

Ajo erdhi ndërsa disa vende perëndimore njoftuan përfundimin e fluturimeve të tyre të evakuimit duke cituar një kërcënim akut të një sulmi ndoshta brenda disa orësh.

https://twitter.com/BrowneGareth/status/1430887830264246281

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe video teksa shihen njerëz duke transportuar të lënduar dhe viktima në rrugët e Kabulit.

The Guardian ka raportuar se deri më tani janë lënduar tre ushtarë amerikanë gjersa ende nuk ka ndonjë viktimë.

Theksojmë se edhe presidenti amerikan, Joe Biden është informuar rreth shpërthimit dhe raportohet se do të mbajë një konferencë shtypi pas disa orëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, burimet britanike të mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të incidentit. Nuk dukej se kishte viktima ushtarake, në raportet fillestare që erdhën, por ndikimi te civilët nuk u bë i ditur menjëherë. /Telegrafi/

https://twitter.com/NewsForAllUK/status/1430895200516198412