Zlatko Dalic thotë se ai mund të drejtojë Brazilin ose Barcelonën, por pozita si teknik i Kroacisë do të jetë gjithmonë puna e tij e preferuar.
Dalic arriti sukses të paprecedentë me Kroacinë duke siguruar vendin e dytë në Kampionatin Botëror.
Dhe, Dalic thotë se kombëtarja e Kroacisë është pozita e tij e preferuar.
A heroes' welcome. 🔥#BeProud #WorldCup pic.twitter.com/HFW50of2Jy
— HNS (@HNS_CFF) July 16, 2018
“Ekzistojnë ende pendime sepse kemi mundur të fitojmë trofeun. Por, nëse dikush do të më ofronte të nënshkruaj për finalen para Botërorit, atëherë do ta pranoja.
“Mund të jem trajner i Barcelonës ose Brazilit, por kjo do të jetë gjithmonë pozita ime e preferuar, drejtimi i kombëtares së Kroacisë”, u shpreh Dalic.
Trajneri 51 vjeçar pati fat në aventurën e tij me Kroacinë pasi udhëhoqi ekipin në Botëror pasi tejkaloi Greqinë në playoffin e kualifikimeve. /Telegrafi/