Telegrafi

Dalic: Mandzukic është shpirti i Kroacisë

KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 16: Mario Mandzukic of Croatia is congratulated by Zlatko Dalic, Head coach of Croatia after being substituted during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Croatia and Nigeria at Kaliningrad Stadium on June 16, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, sulmuesin e Juventusit,Mario Mandzukic, e quan  “shpirtin” e skuadrës së tij, pavarësisht se ende nuk e ka gjetur rrjetën. 

Sulmuesi 32-vjeçar është ndër më të dashurit e tifozëve të Juventusi, pasi njihet për angazhimin e tij të madh dhe për këtë po vlerësohet edhe në kombëtaren e tij.

Mario Mandzukic i Kroacisë (Getty Images)

“Pavarësisht nëse ai ka shënuar ose jo, Mandzukic është shpirti i kësaj Kroacie”.

“Ai na shtyn para, është linja e parë e mbrojtjes. I thashë atij kur shkuam në SHBA se ai do të ishte një sulmues, e jo një sulmues anësor [si në Juventus]”.

Mario Mandzukic në duel me Maximiliano Meza (Getty Images)

“Atij mund t’i mungojë një gol, por shpresojmë se do të vijë kundër Danimarkës ose në fazat e fundit të turneut”.

“Mandzukic është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekipin dhe ne e vlerësojmë këtë”, ka thënë Dalic në konferencë për shtyp.

Mario Mandzukic (Getty Images)

Manduzkic në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë goditi topin me kokë dhe pas një devijimi shkoi në portë, ndërsa e nxori edhe një penallti. /Telegrafi/