Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, sulmuesin e Juventusit,Mario Mandzukic, e quan “shpirtin” e skuadrës së tij, pavarësisht se ende nuk e ka gjetur rrjetën.
Sulmuesi 32-vjeçar është ndër më të dashurit e tifozëve të Juventusi, pasi njihet për angazhimin e tij të madh dhe për këtë po vlerësohet edhe në kombëtaren e tij.
“Pavarësisht nëse ai ka shënuar ose jo, Mandzukic është shpirti i kësaj Kroacie”.
“Ai na shtyn para, është linja e parë e mbrojtjes. I thashë atij kur shkuam në SHBA se ai do të ishte një sulmues, e jo një sulmues anësor [si në Juventus]”.
“Atij mund t’i mungojë një gol, por shpresojmë se do të vijë kundër Danimarkës ose në fazat e fundit të turneut”.
“Mandzukic është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekipin dhe ne e vlerësojmë këtë”, ka thënë Dalic në konferencë për shtyp.
Manduzkic në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë goditi topin me kokë dhe pas një devijimi shkoi në portë, ndërsa e nxori edhe një penallti. /Telegrafi/