Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, beson se ai dhe lojtarët e tij kanë arritur me plot meritë deri në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Sipas Dalic, Anglia është ndryshe nga të gjitha kombëtaret e tjera që kanë luajtur deri më tani.
“Nuk besoj se jemi rastësisht këtu, pasi kemi në përbërje futbollistë që luajnë në skuadrat më të mira të botës”.
“Kemi merituar gjithçka kemi arritur dhe tani duam të mos e humbim shansin për t’u bërë pjesë e historisë”.
“I kemi studiuar thuajse të gjitha ndeshjet e Anglisë dhe mund të them se është ndryshe nga kundërshtarët me të cilët jemi përballur deri tani”.
“Kanë një skuadër që vendoset mjaft mirë në fushë dhe nuk nxitohet për të marrë rezultatin, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm, për të mos u befasuar”, ka thënë trajneri i Kroacisë.
Kroatët do të takohen me Anglinë nga ora 20:00. /Telegrafi/