Telegrafi

Dalic flet pas humbjes turpëruese ndaj Spanjës

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka pranuar se skuadra e tij ‘hoqi dorë’ nga loja e saj kundër Spanjës.

Spanja fitoi 6-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta përgëzojmë Spanjën”.

“Nuk është e lehtë për ne që të pranojmë se morëm as shumë gola, por ne duhet të marrim mësim. Ne nuk mund të ulemi dhe të qajmë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.

“Pas golit ​​të tyre të parë dhe atij të dytë, ne filluam të humbisnim  terren dhe Spanja me këtë fitoi vrull, duke e gjetur me lehtësi korridorin”.

“Nuk kemi pasur zgjidhje. Ndërsa luajtëm si ekip, gjithçka funksionoi, por sapo u ndalëm të luanim kështu, përfundoi”.

“Ne duhet të mësojmë nga një humbje si kjo sepse kemi parë se çfarë ndodh kur luajmë si ekip dhe çfarë ndodh kur nuk e bëjmë”.

“Spanja gjithmonë ka pasur përqindje të mirë në posedimin e topit, por tani ata janë shumë më vertikalë dhe të rrezikshëm”.

Ai foli dhe sa i përket largimit të tij nga Kroacia pas kësaj humbje, duke thënë se nuk do të merr vendime të nxituara, ndërsa shtoi se do t’i zgjedh më mirë lojtarët për ndeshjet tjera.

“Nuk do të marr vendime të nxituara pas kësaj ndeshje, por Liga e Kombeve është një garë zyrtare dhe duhet ta shohim se kush mund të luajë e kush jo”, deklaroi pas ndeshjes Dalic. /Telegrafi/