Site icon Telegrafi

Dalic feston me lot në sy: Më është dashur të luftoj gjithë jetën

SOCHI, RUSSIA - JULY 07: Zlatko Dalic, Head coach of Croatia celebrates with coaching staff following the penalty shoot out during the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Russia and Croatia at Fisht Stadium on July 7, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Kroacia ka arritur të përsërisë suksesin e 20 viteve më parë të jetë në mesin e katër Kombëtareve më të mira në botë.

Por në vitin 1998, kroatët arritën ta fitonin medaljen e bronztë që këtë edicion ende nuk e kanë arritur.

Pasi eliminuan Rusinë, Kroacia tani në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë.

Njëri nga më meritorët për këtë sukses të kroatëve është edhe trajneri i tyre Zlatko Dalic.

Festa nga Zlatko Dalic (Getty Images)

Dalic ka shpërthyer në lot në fund të ndeshjes për fitoren e madhe, ndërsa pas saj ka thënë se kanë pasur shumë vështirësi dhe i është dashur të luftojë gjithë jetën për sukses.

“Ne si popull kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime”.

“Më është dashur të luftoj gjithë jetën për gjithçka, por nuk jam i vetmi kam kësi histori të tilla”.

“Djemtë kanë bërë një luftë të pabesueshme, urime për fitoren dhe për punën që kanë bërë”, tha Dalic.

(Getty Images)

Trajneri i Kroacisë tha se këtë arritje e kanë bërë për gjithë popullin e tyre.

“Jemi në gjysmëfinale, jemi krenarë për njerëzit tanë, kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Kjo arritje është për popullin tanë”, tha Dalic.

“Siguruam dy ndeshje të tjera, tani të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/

Exit mobile version