Site icon Telegrafi

Dalai Lama mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, inkurajon njerëzit që të vaksinohen

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, ka inkurajuar njerëzit të vaksinohen derisa mori edhe vetë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

“Për të parandaluar disa probleme serioze, ky injeksion është shumë i dobishëm”, tha 85-vjeçari pasi u vaksinua të shtunën në një spital qytetin verior indian të Dharmsala.

“Edhe shumë të tjerë duhet të kenë guximin ta marrin këtë injeksion”, shtoi ai.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, mjeku GD Gupta në Spitalin Zonal, tha se Lama u vëzhgua për 30 minuta më pas, pasi ky i fundit u vaksinua.

“Ai erdhi në spital si një njeri i thjeshtë për t’u vaksinuar”, raportohet të ketë thënë Gupta.

Ai tha se edhe 10 persona të tjerë që jetojnë në rezidencën e Dalai Lama gjithashtu u vaksinuan. /Telegrafi/

Exit mobile version