Telegrafi

Daku udhëheq formacionin e javës në Kroaci me notën më të lartë

(Foto: SofaScore/Twitter/NK Osijek)

Mirlind Daku është duke e gjetur formën e tij më të mirë te skuadra e Osijekut.

Të dielën, ai u inkuadrua si zëvendësues dhe arriti të shënojë dy gola kundër HNK Gorica, në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-2.

Faqja e statistikave, SofaScore, ka publikuar njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës për Ligën e Kroacisë.

Team of the Week provided by SofaScore LiveScore

Sulmuesi nga Kosova është pjesë e këtij formacioni, njëherësh lojtari që ka notën më të lartë, 8.5.

Lexo po ashtu Daku inkuadrohet për të shënuar dy herë duke siguruar fitoren e Osijekut

Pjesë e formacionit më të mirë është edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili luan te Lokomotiva e Zagrebit. /Telegrafi/