Telegrafi

Daku shënon për Muran, por lëndohet dhe del me barelë

Mirlind Dakun ka shënuar, por më pas është lënduar dhe ka lëshuar fushën me barelë.

Sulmuesi nga Gjilani shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen Mura-Radomlje, e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit slloven.

Zhvillohej minuta e 20-të, kur vendasit fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Mirlind Daku.

Ky për 25-vjeçarin ishte golin numër 15 në kampionat, duke qëndruar i dyti në ranglistë, pas Vipotnik të Mariborit (17).

Daku pësoi një dëmtim dhjetë minuta më vonë dhe u detyrua të dilte me barelë nga fusha.

Me barazimin e sotëm, Mura mbetet në vendin e gjashtë me 43 pikë./Telegrafi/