Mirlind Dakun ka shënuar, por më pas është lënduar dhe ka lëshuar fushën me barelë.
Sulmuesi nga Gjilani shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen Mura-Radomlje, e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit slloven.
Zhvillohej minuta e 20-të, kur vendasit fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Mirlind Daku.
Mirlind Daku, goli i tij i 15-të me ekipin e NS Mura pic.twitter.com/3JpWk8IgaH
— LIG Sport (@lig_sport) April 15, 2023
Ky për 25-vjeçarin ishte golin numër 15 në kampionat, duke qëndruar i dyti në ranglistë, pas Vipotnik të Mariborit (17).
Daku pësoi një dëmtim dhjetë minuta më vonë dhe u detyrua të dilte me barelë nga fusha.
Me barazimin e sotëm, Mura mbetet në vendin e gjashtë me 43 pikë./Telegrafi/