Telegrafi

Daku shënon penalltinë e fundit, Osijek në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë

Osijek ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, pasi mposhti Slaven Belupon pas ekzekutimit të penalltive.

Ashtu si loja e rregullt prej 90-të minutave, edhe vazhdimet deri në 120-të minuta u mbyllen baras dhe pa gola.

Futbollistët e Osijekut u treguan më të saktë në penallti, duke fituar në fund me rezultatin 5-4.

Golin e pestë në penallti, të fundit dhe vendimtarin për të kaluar tutje, e shënoi sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku.

Daku në këtë ndeshje luajti nga minuta e 72-të.

Ndryshe, Osijek në gjysmëfinale do të përballet me Hajduk Splitin. /Telegrafi/