Osijek ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, pasi mposhti Slaven Belupon pas ekzekutimit të penalltive.
Ashtu si loja e rregullt prej 90-të minutave, edhe vazhdimet deri në 120-të minuta u mbyllen baras dhe pa gola.
Futbollistët e Osijekut u treguan më të saktë në penallti, duke fituar në fund me rezultatin 5-4.
Golin e pestë në penallti, të fundit dhe vendimtarin për të kaluar tutje, e shënoi sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku.
Daku në këtë ndeshje luajti nga minuta e 72-të.
Ndryshe, Osijek në gjysmëfinale do të përballet me Hajduk Splitin. /Telegrafi/