Domzale dhe Mura kanë barazuar (2-2) në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit slloven, ku Mirlind Daku shënoi një gol.
Sulmuesi gjilanas Daku dhe mbrojtësi ferizajas Edon Sadriu e filluan ndeshjen nga minuta e parë.
Daku fillimisht humbi penallti në minutën e 63-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1.
Por sulmuesi shtatlartë e gjeti rrjetën në minutën e katërt të kohës shtesë për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.
Ky ishte goli i shtatë i Mirlind Dakut në këtë kampionit, duke qenë lider në listën e topshënuesve.
Mura zë vendin e pestë në kampionat me 14 pikë. /Telegrafi/